Edhe Pacolli u bashkohet lutjeve për djalin e Halil Kastratit - Bota Sot
Edhe Pacolli u bashkohet lutjeve për djalin e Halil Kastratit

Aktuale

E hënë, 16 korrik 2018

Edhe Pacolli u bashkohet lutjeve për djalin e Halil Kastratit

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 00:11
Halil Kastrati

Hoxha i njohur si ndër humanistët më të mëdhenj shqiptarë, Halil Kastrati së fundi ka bërë të ditur se ka nevojë për lutjet e shumë njerëzve.

Kjo nevojë shpirtërore erdhi pasi djali i tij, ka nevojë të shërohet nga një sëmundje e rëndë me të cilën po përballet.

Madje djali i Kastratit është në Beograd ku edhe po merr tretmanin e nevojshëm mjekësor.

Nga terapia e rëndë djali ka nis të humbë edhe shikimin.

E lutjeve për Uvejsin sonte i është bashkuar edhe zv/kryeministri i vendit, Behgjet Pacolli.

 Pacolli ka thënë se lutjet e tij dhe të familjes janë sonte te djali i Halil Kastratit .

Postim i plotë:

Lutjet e mia dhe të familjes sime shkojnë sonte të djali i mikut tim Halilit. Jam i sigurt se i tërë kombi shqiptarë është prapa jush. Zoti është i madh dhe dëshirojmë më të mirën për Ujvesin.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test