Kryesia përfundon mbledhjen, asnjë deklarim për media - Bota Sot
Kryesia përfundon mbledhjen, asnjë deklarim për media

Aktuale

E premte, 20 korrik 2018

Kryesia përfundon mbledhjen, asnjë deklarim për media

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 07:18
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar) - Kryesia e Kuvendit të Kosovës mëngjesin e sotëm ka mbajtur mbledhjen e radhës, mirëpo pas përfundimit të saj, kryeparlamentari Kadri Veseli, dhe as shefat e Grupeve Parlamentare nuk kanë thënë asnjë fjalë para mediave.

Në rend të ditës për mbledhjen e sotme ishin pikat e papërfunduara nga seancat plenare të mbajtura më 6,8 14 dhe 19 qershor.

Po ashtu, si pjesë e rendit të ditës figuron edhe caktimi i seancës së radhës, në të cilën pritet të mbahet interpenca ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj, për ndarjen e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë “Becthel & Enka”, për ndërtimin e  Autostradës R6, Prishtinë-Hani i Elezit.

Mblidhet kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, ku do të diskutohet për votimin e rezolutave të mbetura nga seancat e kaluara, për votimin e të cilave nuk ka pasur kuorum.

Rendi i ditës:

1.        Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit.

2.        Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 6, 8 dhe 14 qershor 2018:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me  korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës,

2. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me  situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,

3. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me  vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e  mjeteve grante dhe subvencione.

3. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 14 dhe 19 qershor 2018:

3. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministres së Integrimit Evropian, znj. Dhurata Hoxha në lidhje me zbatimin  e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) për kuartalin e katërt (K4) 2017 dhe  kuartalin e parë (K1) 2018,

4. Votimi në parim i Projektligjit për aktet juridike,

5. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-028 për tatimin në të ardhurat personale,

6. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-029 për tatimin në të ardhurat e korporatave,

7. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-037 për tatimin në vlerën e shtuar,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

9. Votimi i Raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,    

10. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,

11. Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2017,

12. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017,

13. Propozimi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me emërimet e

 shërbyeseve të lartë civilë në Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës,

14. Propozimi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018,

15. Debat parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021.

4. Përgatitjet për seancë plenare të radhës:

1.Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-të Lëvizjes  Vetëvendosje, në lidhje me pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel & Enka në Kontratën për ndërtimin e  Autostradës R6, Prishtinë-Hani i Elezit,

2.Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimin e Qeverisë Nr.01/50 t ë datës 05.06.2018 për aprovimin e kërkesës së konsorciumit Bechtel & Enka për ndarjen e mjeteve me qëllim të mbulimit të  shpenzimeve për vazhdimin e ndërtimit të rrugës nacionale R6, autorruga "Arbër Xhaferi", Prishtinë - Han i Elezit, në vlerën  prej 53 milionë euro,

3.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-079 për Efiçiencë të energjisë,

4.Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, për vitin 2017,

5.Propozimi i Grupit Parlamentar të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

 5. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test