Pacolli uron Madagaskarin në 58 vjetorin e Pavarësisë, e falënderon për njohjen - Bota Sot
Pacolli uron Madagaskarin në 58 vjetorin e Pavarësisë, e falënderon për njohjen

Aktuale

E hënë, 16 korrik 2018

Pacolli uron Madagaskarin në 58 vjetorin e Pavarësisë, e falënderon për njohjen

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 12:44
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, i ka përcjellur urimet më të sinqerta popullit dhe përfaqësuesve të Institucioneve të Republikës së Madagaskarit përderisa ata shënojnë 58 vjetorin e Pavarësisë së tyre.

“Në emër të Presidentit, Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës dëshirojë t’i përcjellë urimet më të sinqerta për udhëheqësit e Institucioneve dhe popullin e Madagaskarit, përderisa ata shënojnë 58 vjetorin e Pavarësisë, duke i dëshiruar paqe të qëndrueshme, stabilitet afatgjatë dhe mirëqenie për popullin. Ne, do t’i jemi përgjithmonë mirënjohës Republikës së Madagaskarit për vendimin e drejtë dhe në kohën e duhur  për ta njohur Republikën e Kosovës si shtet i Pavarur dhe Sovran. Jemi zotuar bashkërisht për hapjen e portave të reja të bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe dy popujve”, ka thënë në mesazhin e urimit kryediplomati i Kosovës, Pacolli.

Republika e Madagaskarit e njohu Republikën e Kosovës në prag të përvjetorit të dhjetë të Pavarësisë së Kosovës dhe në një kohë shumë të rëndësishme.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test