Parlamentarja zvicerane shokon FIFA-në për Xhakën e Shaqirin, ja si e mbron shqiponjën shqiptare

Aktuale

Parlamentarja zvicerane shokon FIFA-në për Xhakën e Shaqirin, ja si e mbron shqiponjën shqiptare

Nga: P.R Më: 24 qershor 2018 Në ora: 23:16
Ruth Humbel ka shkruar se çdo person ka historinë e tij dhe të drejtën për origjinën e tij.

Hetimet e nisura nga FIFA për festimin e golave nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka në ndeshjen kundër Serbisë, ka nxitur reagime të shumta në mbarë botën.

E fundit që ka reaguar është parlamentarja nga CVP Ruth Humbel, shkruan “Bota sot”.

Ajo në faqen e saj në facebook, ka shkruar se çdo person ka historinë e tij dhe të drejtën për origjinën e tij.

“Sporti është gjithmonë edhe politikë. Prandaj, nuk do të ishte vetëm një goditje çekani, por një skandal i vërtetë, nëse veprimi në FIFA, kinse për të treguar moral, ti perjashtoj dy lojtarë të merituar, për shkak se ata nuk janë në linjë me shijen e FIFA-s. Çdo person ka historinë e tij dhe të drejtën për origjinën e tij. Gjithashtu yjet e futbollit në në momentet e shënimit të golave mund të jenë jashtëzakonisht emocional”, ka shkruar parlamentarja nga CVP Ruth Humbel, përcjellë “Bota sot”.

Image
Postimi nga Ruth Humbel

Po ashtu edhe dy ministra të qeverisë zvicerane kanë mbështetur veprimin  Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

“Kushdo që e ka provuar atmosferën e një ndeshjeje mund ta kuptojë shumë mirë emocionin që përfshin lojtarët”, tha Guy Parmelin, ministër i Mbrojtjes dhe Sportit për Neue Zürcher Zeitung (NZZ).

Ndërsa kancelari i Zvicrës, Ignazio Cassis deklaroi: “Nuk kam dyshim fare se Xhaka dhe Shaqiri ndjejnë emocione patriotike për tokën që i ka mirëpritur, pa harruar rrënjët e tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat