"EULEX dhe Gjykata Speciale do të merren me njerëz të fuqishëm nga ndikimi politik"

Aktuale

"EULEX dhe Gjykata Speciale do të merren me njerëz të fuqishëm nga ndikimi politik"

Nga: H.O. Më: 25 qershor 2018 Në ora: 13:42
Gjykata Speciale

Në një intervistë për media, zëvendësshef i EULEX-it, Bernd Thran gjatë mandatit të tyre në Kosovë ka thënë se janë të gatshëm të ndihmojnë edhe Gjykatën Speciale nëse është e nevojshme.

“Kjo Gjykatë është ngritur sipas ligjeve kosovare. Aty punojnë gjykatës ndërkombëtarë, por ligjet janë kosovare. Në mandat bën pjesë sigurisht edhe mbështetja e Gjykatës në Hagë në detyrat e saj kryesore, që janë sigurisht në fushën e mbështetjes operacionale, që është po ashtu e lidhur me aktivitete ekzekutive. Kjo do të thotë se nëse është e nevojshme ne do të kryejmë edhe operacione në kuadër të gjykatës në Hagë të ngritur sipas ligjeve kosovare”, ka thënë Thran.

Image
Blerim Burjani

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani thotë se deklarimet e tilla janë dëgjuar duke pas parasysh kompleksitetin e çështjes dhe ndjeshmërisë së madhe, për tu marr me njerëz të fuqishëm për nga ndikimi politik dhe pasurimi i pa bazë.

“Pra në mesin e këtyre njerëzve që priten të përndjeken janë zyrtarë të lartë politikë, njerëz mbi rendin dhe ligjin që veten e krahasojnë me fuqinë e vetme në Kosovë. Andaj edhe KFOR-i ka dhënë deklarime të tilla, rreziku mund të jetë i destabilizimit të shtetit për shkak se përmenden njerëz që nuk dëgjojnë për asgjë mbi qiellin Kosovar, andaj askush nuk mund të garantoj se këta njerëz të shumtë do të kapen përnjëherë dhe do të dërgohen në gjykatë, është mjaftë e komplikuar situate politike a po mund të ketë ndonjë komplikim  në vend. Këta si politikanë të fortë janë të vështirë për tu menaxhuar dhe mjaftë të komplikuar, këtë e dinë edhe NATO. Gjendja aspak e thjeshtë, në shtator priten aktakuzat më së largu në tetor të këtij viti”, thotë Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat