Çmenden serbët: Të gjithë e bëjnë shqiponjën, Papa, Engel, "Rambo"

Aktuale

Çmenden serbët: Të gjithë e bëjnë shqiponjën, Papa, Engel, "Rambo"

Nga: N. Sh Më: 27 qershor 2018 Në ora: 15:37
Legjendat duke bë shqiponjën

Pas golave të shënuar nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kundër Serbisë në Rusi, dhe pas festimit të tyre me shqiponjë, në rrjetet sociale kanë filluar të bëhen shpërndarjet e personaliteteve botërore duke bërë shqiponjën, shkruan gazeta "Bota sot".

Shqiponja, është një simbol shqiptar e cila gjendet në flamurin e Shqipërisë dhe simbolizon të gjithë shqiptarët. Është po kjo shqiponjë që po tmerron serbët, maqedonët, grekët e madje edhe Rusinë.

Shqiponja dykrenore shqiptare është bërë hit gjithandej pas ndeshjes së Serbisë me Zvicrën dhe golave të Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit, ku të dy këta futbollistë festuan golat e tyre kundër Serbisë duke bërë shqiponjën shqiptare me duart e tyre.

Pas kësaj, shumë foto janë duke qarkulluar në mediat sociale ku shihen personazhe dhe figura të njohura botërore, teksa përshëndesin me simbolin e kombit tonë.

E ndër këto figura është Kongresmeni amerikan Eliot Engel. Papa Francesku, “Rambo”, ish presidenti kroat Stipe Mesi...

Më posht gazeta “Bota sot” ua sjellë disa fotografi:

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat