Petkoviq: Thaçi dhe Vuçiq, dy persona privatë - s’kanë mandat për bisedime

Aktuale

Petkoviq: Thaçi dhe Vuçiq, dy persona privatë - s’kanë mandat për bisedime

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 18:57
Sllavisha Petkoviq

Ish-ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Sllavisha Petkoviq, ka thënë se nuk pret asgjë nga negociatat në mes të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

Arsye për këtë sipas tij, është se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk kanë mandat për të negociuar.

“Hashimi nuk ka mandat nga Parlamenti për të negociuar. Vuçiq mund të negociojë çfarëdoqoftë por jo t’i verifikojë vet vendimet e tij. Kështu të gjitha temat në Bruksel janë jokushtetuese. Për neve negociojnë dy persona privat, dy miq që bisedojnë për diçka”, ka thënë ai.

“E di që Vuçiq nuk mund të nënshkruajë asgjë, asnjë marrëveshje të detyrueshme juridike sepse është kundër Kushtetutës së Serbisë dhe as s’mund të ketë referendum”.

“Me këto, nuk presim asgjë. Me siguri ka një prapavi se pse humbet kaq kohë rreth këtyre bisedave që nuk do të rezulotjnë asgjë”, ka thënë Petkoviq.

Petkoviq që vjen nga komuniteti serb ka thënë se ata nuk pyeten fare për asgjë.

“Neve na kanë zhveshur nga politika dhe askush nuk na pyet se çfarë mendojmë. Është Lista Serbe që punon sipas urdhrave të Beogradit. Ne kemi interes themelor sigurinë dhe ekonominë gjithçka tjetër është politikë e pastër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat