Deputeti i LDK-së: Ligjin po bën maliqi, derisa ta falimentojnë këtë vend

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Ligjin po bën maliqi, derisa ta falimentojnë këtë vend

Nga: H.O. Më: 29 qershor 2018 Në ora: 21:50
Ramush Haradinaj

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli në një postim të tij në Facebook duke komentuar pagat e rritura të qeveritarëve ka thënë se derisa dikur kur dikush ka bërë hajni, ikur nga fshati, e sot marrja ka humb.

“Përpara kur dikush ka bërë ndonjë hajni, përveq dënimit ka ik nga fshati nga marrja. Sot me ia qit vetes retroaktiv nga 10.000 e më shumë derisa ligji për paga është gadi, është grykësi , lakmi por edhe hajni. Marrja ka humb, e ligjin po bën maliqi, derisa ta falimentojnë këtë vend”, shkruan Avdyli./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat