Dita Ndërkombëtare e KFOR-it

Aktuale

Dita Ndërkombëtare e KFOR-it

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 07:47
Dita Ndërkombëtare e KFOR-it

Dita Ndërkombëtare e KFOR-it do të mbahet sot në Kampin “Kosova Film”, dhe ka për qëllim të promovojë kulturën e KFOR-it për stafin civil vendor dhe ndërkombëtar dhe për familjarët e tyre.

Kjo ngjarje organizohet çdo vit nga KFOR-i dhe 28 vendet anëtare të tij, që përfaqësojnë një përzierje të kulturave dhe etnive, të cilat bashkëjetojnë dhe veprojnë të bashkuara për të gjithë qytetarët në Kosovë.

Aktivitete dhe kuzhina të ndryshme nga 28 vende do të përgatiten për mysafirët, të cilat do të tregojnë mikpritjen dhe kulturën e secilit komb që kontribuon në KFOR.

Ekipi akrobatik i njësisë italiane të parashutistëve do të lëshohen me parashutë atë pasdite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat