Jakup Krasniqi i jep leksion Thaçit për vijat e kuqe

Aktuale

Jakup Krasniqi i jep leksion Thaçit për vijat e kuqe

Nga: D.RR Më: 1 korrik 2018 Në ora: 10:38
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Jakup Krasniqi ka shkruar në rrjetin e tij sociale Facebook, rreth vijave të kuqe, të cilat i përmendi Thaçi në raportimin e dialogut me Serbinë.

Krasniqi ka shpjeguar punën e vijave të kuqe, duke e thumbuar Thaçin se diksuh nuk e dinë çka janë vijat e kuqe, por kanë dëgjuar për to!

Postimi i plotë:                           

Rreth vijave të kuqe!

Ditëve të fundit disa po flasin për vija të kuqe! Ato do të duhej të vendoseshin më kohë ose më mirë të mos përmendeshin fare.

Pse?

Pasi në rend të parë duhet të definohen: çka janë vijat e kuqe? Ku fillojnë e ku mbarojnë ato?

Në rend të dytë: pse duhet të vendosen e kush i hoqi ato? Madje pse i hoqën?
Në rend të tretë: kush e merr vendimin për vendosjen e tyre? Institucioni a Individi ? Nëse institucioni cili institucion e merr atë vendim?

Në rend të katërtë: kush qëndron prapa atyre vijave? Dhe

Në rend të pestë: cilat do të jenë masat që duhet të përdorën nëse ato shkelen? Masat që duhet të merren a do të jenë politike, ligjore apo ushtarake?

Nëse nuk merren këto masa paraprake më mirë është të mos flitet për vija të kuqe. Le të rrinë ngjyra e portokallit ose e gjelbërta si edhe deri më tani?!

Kam përshtypjen se disa nuk e dinë çka janë vijat e kuqe, por kanë dëgjuar për to!

Shkurt: Ata që ua hapën dyert derrave e dosave, sot donë të lajnë “... .. ....”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat