Thaçi: Vdekja e Bajrush Behramit është humbje e madhe

Aktuale

Thaçi: Vdekja e Bajrush Behramit është humbje e madhe

Nga: N.H Më: 2 korrik 2018 Në ora: 09:08
Hashim Thaçi

Presidenti, Hashim Thaçi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se vdekja e veprimtarit të shquar Bajrush Behrami është humbje e madhe për familjen miqtë dhe gjithë brezin e tij politik, me të cilin punoi dekada të tëra.

Thaçi thotë se Behrami ishte njëri nga organizatorët e demonstratave të viti 1981, i burgosur politik për vite të tëra dhe mbështetës i pa kompromis i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell "Bota sot".

Tutje, ai thotë se i ndjeri dha kontribut të çmuar edhe në ndërtimin e jetës institucionale pas luftës.

Ja postimi i plotë i Thaçit:

Vdekja e veprimtarit të shquar Bajrush Behrami është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe gjithë brezin e tij politik, me të cilin punoi dekada të tëra. Bajrushi ishte njëri nga organizatorët e demonstratave të vitit 1981, i burgosur politik për vite të tëra dhe mbështetës i pa kompromis i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bajrush Behrami dha kontribut të çmuar edhe në ndërtimin e jetës institucionale pas luftës. Ai u shqua për talent në artin e vizatimit dhe pikturës, duke lënë prapa vetes një trashëgimi artistike, që shprehte shpirtin e tij artistik dhe bindjet atdhetare. I përjetshëm qoftë kujtimi për jetën dhe veprën e tij! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat