Familja Geci kërkon nga ish-Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së të kërkoj falje për Komunikatën Nr. 59 që përfundoj me dy vrasje!

Aktuale

Familja Geci kërkon nga ish-Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së të kërkoj falje për Komunikatën Nr. 59 që përfundoj me dy vrasje!

Nga: N.Sh Më: 5 korrik 2018 Në ora: 19:25
Vëllezërit Geci

Fadil Geci, përmes një postimi në facebook në emër të familjës së tij, po kërkon që ish – Shtabi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kërkon falje për Komunikatën e nënshkruar gjatë kohës së luftës me numër 59.

Vëllezërit Geci, shprehen se pas kësaj Komunikatë familjës së tyre ju ka kushtuar me dy perona të vrarë, dy të plagosur dhe prej 20 vitesh persekutime, shkruan gazeta “Bota sot”.

“Andaj për herë te fundit kërkojmë nga ish anëtaret e Shtabit te Përgjithshem ,pikërisht nga Presidenti-Hashim Thaçi, Kryeparlamentari- Kadri Veseli, Nënkryetari i Kuvendit-Xhavit Haliti ,deputeti-Rexhep Selimi ,Ish Kryetari i Kuvendit- Jakup Krasniqi, Ramë Buja ,Fatmir Limaj ,Adem Grabovci , Bislim Zyrapi dhe te gjithë të tjerët që aso kohe ishin anëtarë të Shtabit të Përgjithshem të UÇK -së të na kërkojnë falje publike dhe ta shfuqizojnë këtë komunikatë”, thuhet në shkrimin e Gecit.

Lexojeni të plotë:

Komunikatë për shtyp! Në emër te familjes Geci, kërkojm nga ish-Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht anëtaret e këtij shtabi, që në një afat sa më të shkurtër kohor t'i kërkojnë falje publike familjes Geci, Vëllezërve Geci , shokëve dhe miqve tanë për shkarravinen e shkruar në emër të këtij Shtabi të ashtuquajtur Komunikata Nr.59.

Kjo “shkarravinë” e lëshuar në emër të Shtabit të Përgjithshëm, familjes sonë i kushtojë me dy të vrarë ,dy të plagosur dhe prej 20 vjet persekutime e gënjeshtra nga më te ndryshmet. Qysh para 20 viteve këtë komunikatë e kishte hedhur poshtë Zona Operative e Drenicës , me komandantin e saj Sami Lushtakun ,Ilaz Kodren Bashkim Jasharin , Nuradin Lushtakun, Jetullah Gecin etj. Por Shtabi i Përgjithshëm i UÇK -së asnjëherë nuk e hodhi poshtë , përkundër pasojave të saj gjatë dhe pas luftës.

Të gjitha pasojat familja jonë i ka vuajtur për 20 vjet pasi që kjo komunikatë nuk është shfuqizuar kurrë nga ky Shtab përkunder premtimeve .Nëse ish anëtaret e Shtabit te përgjithshëm nuk kërkojnë falje publike dhe nuk e shfuqizojnë këtë komunikatë, me ne do të ballafaqohen në Gjykaten Speciale për të zbardhur te vërtetën se kush nga shtabi i përgjithshem mban përgjegjësi për këtë Komunikatë.

Andaj për herë te fundit kërkojmë nga ish anëtaret e Shtabit te Përgjithshem ,pikërisht nga Presidenti-Hashim Thaçi, Kryeparlamentari- Kadri Veseli, Nënkryetari i Kuvendit-Xhavit Haliti ,deputeti-Rexhep Selimi ,Ish Kryetari i Kuvendit- Jakup Krasniqi, Ramë Buja ,Fatmir Limaj ,Adem Grabovci , Bislim Zyrapi dhe te gjithë të tjerët që aso kohe ishin anëtarë të Shtabit të Përgjithshem të UÇK -së të na kërkojnë falje publike dhe ta shfuqizojnë këtë komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat