Hoti thotë se mbështetja e Thaçit në krye të dialogut është qëndrim personal i Hazirit

Aktuale

Hoti thotë se mbështetja e Thaçit në krye të dialogut është qëndrim personal i Hazirit

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 11:52
Avdullah Hoti

Mbrëmë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kjo parti mbështet presidentin Hashim Thaçi që të udhëheq dialogun me Serbinë.

Këtë deklaratë të tij e demantoi sot sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri. Por, kundër tij ka dal edhe një bashkëpartiak i tij.

Avdullah Hoti në konferencën e përjavshme të LDK-së ka thënë se kjo parti është kundër përfaqësimit të presidentit Hashim Thaçi në dialogun që zhvillohet në Bruksel.

“Nuk mendoj se Haziri ka thënë ashtu. Por, nëse po, atëherë nuk do të përfaqësonte qëndrimin e LDK-së, por do të ishte vetëm një deklaratë e një anëtari të LDK-së”, ka thënë Hoti.

LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS / KONFERENCA E RREGULLT E TË PREMTES 

1. Dialogu me Serbinë

Presidenti i Kosovës, pa asnjë autorizim, ende pa nisur mirë dialogu me Serbinë, i ka hequr të gjitha vijat e kuqe.

Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, shtetësia e Kosovës:
• ka marrë zgjidhje përfundimtare gjatë Procesit të Vjenës, 
• ka marrë formë me Deklaratën e Pavarësisë dhe 
• ka marrë legjitimitet ndërkombëtar me Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kjo qasje është e rrezikshme dhe e dëmton pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

Presidenti nuk ka kompetenca kushtetuese dhe legjitimitet politik për të udhëhequr dialogun.

Përfaqësuesit e qytetarëve duhet të vendosin vijë të kuqe për Presidentin.

LDK-ja me kohë e ka vendosur – Presidenti nuk mund të udhëheqë këtë proces dhe nuk e ka mbështetjen.

Për neve, vijat e kuqe në dialog me Serbinë janë të qarta:
• integriteti territorial i Republikës së Kosovës,
• karakteri unitar i shtetit,
• respektimi i frymës së Kushtetutës të Republikës të Kosovës në marrëveshjen që arrihet.

Rezultati përfundimtar i dialogut duhet të jetë normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes të dy shteteve, i cili arrihet vetëm me njohje reciproke.

LDK-ja, si partia kryesore në vend, është e gatshme të marrë përsipër këtë proces të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

Por, përmes votës së qytetarëve, në zgjedhje të lira.
2. Kriza institucionale po thellohet

Kuvendi është jo funksional pasi të gjitha seancat e hapura në muajt e fundit nuk janë mbyllur.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është bllokuar nga Presidenti.

Kryeministri të vetmen punë që bënë është marrja e vendimeve jo ligjore për të shpërdorur buxhetin e shtetit.
• Javën që shkoi, Kryeministri, ministrat, zv.ministrat dhe këshilltarët e tyre kanë marrë paga retroaktive deri në 15 mijë euro.

Gjykatat janë paralizuar për shkak të grevës së stafit administrativ, të cilët me të drejtë kërkojnë pagë më të lartë.

Minatorët e Trepçës janë në grevë, sepse Kryeministri me sejmenët e tij e ka përgatitur statutin që lë jashtë asetet e Trepçës, pa asnjë sqarim.

Arsimtarët kanë paralajmëruar grevë.

Mjekët me të drejtë kërkojnë paga më të larta.

Lista e veteranëve është e pa pastruar, duke shpërdoruar miliona euro në muaj.

Vizat nuk ka gjasa të hiqen për shkak të sinjaleve negative që po dërgojmë në Bruksel, përmes aferave korruptive të pandëshkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat