Komandanti i Kosharës reagon ashpër për Ushtrinë e Kosovës, Serbët të hiqen nga Qeveria!

Aktuale

Komandanti i Kosharës reagon ashpër për Ushtrinë e Kosovës, Serbët të hiqen nga Qeveria!

Nga: N.Sh Më: 6 korrik 2018 Në ora: 22:06
Hisen Berisha

Komandanti i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës në luftën e Kosharës, Hisen Berisha ka reaguar me anë të një shkrimi për ushtrinë e Kosovës dhe pengesat që po i bënë Lista Serbe për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Berisha shkruan se, misioni i një luftë është marrja dhe mbajtja e territorit, andaj sipas tij vetëm ushtarët dhe ushtria e e mbajnë strukturën e shtetit, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ai tutje thotë se, nuk mundesh të jesh ushtar i një vendi nëse me Kushtetutë nuk quhesh i tillë. Për serbët thotë se nëse nëse nuk janë kundër konsulidimit të institucioneve të Kosovës atëherë hiqet nevoja e detyrueshme që të jenë në Qeveri.

Lexojeni postimin e plotë:

Doktrina politiko-ushtarake

Mision i nje Lufte është marja dhe mbajtja e trritorit i cili është baza e struktures së shtetit.

Ushtarët / ushtria e mbajnë atë strukturë. Politika, e politikanëve pa dije, e dështon misionin.

Prandaj, aktualisht jemi në bisht të situatës.

NUK MUND TË JESH USHTAR I NJË VËNDI NËSE ME KUSHTETUTË NUK QUHESH I TILLË!

Pikerisht pse të tjerët janë pengesë duhet të insistohet në amandamentim të kushtetutes. Me këtë nëse komuniteti serb është kundër konsolidimit të institucioneve dhe funksionalizimit të shtetit në tërë shtrirjen territoriale, atëherë hiqet nevoja e detyrueshme të jet në qeveri.

Patriotizmi është virtyt i njerëzve të lig, kur e kthejnë në strehë.

Formula mbijetesës në këtë situatë është të mbajmë shpresë se ka ënde shpresë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat