“Presidentit Hashim Thaçi po i shkon mrekullueshem kungulli mbi ujë"

Aktuale

“Presidentit Hashim Thaçi po i shkon mrekullueshem kungulli mbi ujë"

Nga: H.O. Më: 7 korrik 2018 Në ora: 09:31
Hashim Thaçi

Njohësi i çështjeve politike, Skender Zogaj thotë se derisa Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po e përfaqëson shtetin e Kosovës, ka arritur falë kësaj pozitë të bëjë çfarë të dojë dhe si të dojë.

Image
Skender Zogaj

“Presidentit Hashim Thaçi po i shkon mrekullueshem kungulli mbi ujë, sepse Kosova është bërë fermë pulash, ku Presidenti është gjeli i zgjedhur për t’i përfaqësuar dhe përcaktuar fatin pulave të fermës!  Si i këtillë Hashim Thaçi po e ushtron shkëlqyeshëm rolin e tij, sepse ka arritur në pikën e personit që mund të bëjë çfarë të dojë e si të dojë? Këtë ia mundëson kasta e dilenxhinjëve të spikatur nga radhët e të gjitha  partive politike, kokorisjet e të cilëve, zotni Hashim Thaçi deri më tani i ka urtësuar më kokrra meli”, thotë Zogaj.

Ai thotë më tutje se ‘gjasat janë që kështu ta realizojë edhe ftesën që ua ka drejtuar partive politike për t’iu bashkuar tavolinës së dialogut final’.

“Kjo ftesë është tepër e vonë dhe, ka qëllim ikjen nga përgjegjësia për “kompromiset e dhimbshme” që priten në fundin e maratonës së bisedimeve që Ndrikulla klloçë,  Edita Tahiri i quante “teknike” por tash po bindemi  se janë politike! Partitë politike duhet të jenë tepër të vemendshme, sepse tash kur “është ngënë pitja”, ata që pranojnë tepsinë me e bë def, bëjnë gabim të pafalshëm! Kush e ka punu vekshin le t’ia ngjes edhe vegën”, thotë analisti Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat