Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hedhur poshtë mundësinë që amnistimi për krime lufte të jetë pjesë e bisedimeve me Serbinë.
“Nuk kam dëgjuar, nuk e di. Angazhimi ynë është e kundërta”, ka thënë Haradinaj në Londër, kur është pyetur nëse do të mund të bisedohet për amnistinë.
“Do ta diskutojmë edhe në Samit edhe me kryeministren (britanike) May që të ketë ndëshkim të krimeve të luftës”, ka shtuar ai.
Haradinaj do të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit, që është pjesë e Procesit të Berlinit.