Shpërfillen kriteret në provimet pranuese, kërkohet mbikëqyrja nga MASHT-i

Aktuale

Shpërfillen kriteret në provimet pranuese, kërkohet mbikëqyrja nga MASHT-i

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 17:04
Mexhid Ramusa

Demokracia Studentore nëpërmjet një komunikate për media ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe nga organizatat joqeveritare ta monitorojnë procesin e provimeve pranuese të studentëve të cilët pritet që brenda një të ardhme të afërt t’i nënshtrohen provimeve në UP.

Mexhid Ramusa, përfaqësues nga Demokracia Studentore, ka thënë se në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” gjatë viteve të fundit po shpërfillen kriteret dhe procedurat për pranimin e studentëve nëpër drejtime të ndryshme, andaj kjo dukuri duhet të ndryshojë në mënyrë pozitive.

“Një përqindje e studentëve të suksesshëm çdo vit mbesin jashtë universitetit për shkak se i jepet mundësia ta kalojnë provimin pranues për regjistrim në UP atyre që janë më të dobët. Kjo po ndodh derisa rektori dhe dekanët e fakulteteve të ndryshme i kanë rezervuar vendet për pranim të studentëve, andaj kjo dukuri negative vazhdon t’i dëmtojë kuadrot, ndërkohë që askush nuk merr masa për t’i monitoruar proceset e provimeve pranuese”, ka thënë Ramusa.

Sipas tij, studentëve të mirë duhet t’i jepej qasje për të studiuar në drejtimet e tyre të preferuara dhe nuk duhet t’i bllokojnë ata për t’i pranuar ata që janë më të dobët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat