Rashiti: Ka vende të BE-së që janë ende skeptike, por atmosfera është pozitive

Aktuale

Rashiti: Ka vende të BE-së që janë ende skeptike, por atmosfera është pozitive

Nga: G.B Më: 18 korrik 2018 Në ora: 16:52
Naim Rashiti

Drejtori i Grupit të Kërkimeve të Politikave të Ballkanit, Naim Rashiti, ka reaguar pas dhënies së raportit pozitiv për vizat nga Komisioni Evropian.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se paraprakisht, KE ka matur edhe pulsin e vendeve të BE-së, ku edhe pse disa vende janë ende skeptike, atmosfera është pozitive, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Me dhënjen e dritës se gjelbërt, Komisioni Evropian, paraprakisht, ka matur edhe pulsin e vendeve anëtare të BE-së.. Edhe pse disa vende mbeten ende skeptike, megjithatë atmosfera është më pozitive tani.

Për të kuptuar më mirë procedurën deri në vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën nga ana e BE-së, lexoni artikulin e Grupit për Balkan dhe shikoni grafikonin I cili përshkruan rrugëtimin procedural.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat