Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, thotë se për liberalizimin e vizave po rrahin gjoks hipokritët, ata të cilët për kauza politike i mbajtën të mbyllur qytetarët.
Sipas tij, këto kauza ata i harruan posa e morrën pushtetin, transmeton gazetan “Bota sot”.
“Tmerr! Për liberalizimin e vizave rrahin sot gjoks hipokritët; ata të cilët i mbajtën të mbyllur deri më tani qytetarët me kauza të pastra politike e të cilat i braktisën posa morën pushtetin!”, shkruan Bajram Gecaj në Facebook.