“Deklarata e ambasadorit Delawie, shuplakë për Kosovën” - Bota Sot
“Deklarata e ambasadorit Delawie, shuplakë për Kosovën”

Aktuale

E martë, 21 gusht 2018

“Deklarata e ambasadorit Delawie, shuplakë për Kosovën”

Nga: P.R Më: 20 korrik 2018 Në ora: 13:19
Greg Delawie

Ish zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave në Kosovë nga radhët e LDK-së, Agim Krasniqi, përmes një postimi në facebook, ka shkruar lidhur me deklaratën e Ambasadorit amerikanë Kosovë, Greg Delawie.

Deklaratën e ambasadorit amerikan, Krasniqi e ka quajtur shuplakë për Kosovën, duke fajësuar klasën politike në Kosovë.

Image
Agim Krasniqi

“Tani ma duket se është e qartë se mund të lëkunden rrënjët e shtetësisë së Kosovës që ishin bazuar në planin e presidentit Ahtisaari. Kur kemi një klasë politike që nuk i kryen në kohë obligimet e marra ndërkombëtare, ku nuk funksionon rendi kushtetues, ku “de fakto” nuk kemi republikë parlamentare, ku korrupsioni jo vetëm që nuk po luftohet, por po rritet dita ditës, kur në skenën ndërkombëtare ma Kosova nuk është epiqendra e botës, deklarata e djeshme e Ambasadorit amerikan është alarmi paralajmërues ma i keq që mund ti vije Kosovës, jo për fajin e politikës amerikane, por për fajin e politikës kosovare. Deklarimet e disa politikaneve të Kosovës për shkëmbim territoresh, për të mos vëne e asnjë vije të kuqe në raport me dialogun me Serbin, mund të kenë prodhuan këtë qëndrim te ri amerikan i cili në fakt është “Ahtisari plus””, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, sot më shumë se kurrë të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend, duhet urgjent të dalin me një deklarate politike që qartë tregon se kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm

“Sot ma shumë se kurrë të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend, duhet urgjent të dalin me një deklarate politike që qartë tregon se kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm dhe se nuk do të lejohet bosnjëzimi i Kosovës përmes pushtetit te tretë ekzekutiv përmes krijimit të asociacionit me këto tipare vetëm për komunitetin serb, sepse që të dy këto do të sjellin Kosovën në kolaps politik dhe ekonomik. Dua të besoj se deklarata e ambasadorit amerikan është vërejtje për gjithë skenën politike dhe gjithë shoqërinë kosovare se kah mund të zhvillohen rrjedhat politike po që se ne nuk kemi qëndrime të qarta politike për të ardhmen e Kosovës.  Lufta për pushtet nuk ka kuptim kur po lëkunden rrënjët e shtetit të Kosovës, opozita dhe pozita këtë luftë duhet orientuar në luftë për ruajtjen e shtetësisë e Kosovës. Prandaj duhet luftuar me çdo mjet e metodë ata që me qëllim apo pa qëllim po luajnë lojën e djallit”, shkruan ish zëvendësministri Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test