Bloomberg shkruan për planin për ndarjen e Kosovës?

Aktuale

Bloomberg shkruan për planin për ndarjen e Kosovës?

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 09:05
Harta e Ballkanit

Propozimi i Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën mund të përfshijë edhe idenë e ndarjes në vija etnike, duke u munduar kështu të mbajë tokat në të cilat serbët janë shumicë në Kosovë, shkruan agjencia e lajmeve ndërkombëtare Bloomberg.

“Më mirë diçka se asgjë”, ka thënë edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Por, një planë i detajshëm se si do të mund të realizohej kjo ndarje ende nuk është parë në publik.

Kjo ndarje nga Serbia po shihet si mundësia që dy vendet të  njihen më pas zyrtarisht mes vete dhe kështu të vazhdojnë pa konflikte drejt Bashkimit Europian.

Derisa në Kosovë zyrtarët shtetëror kanë mohuar një opsion të tillë për ndarje të mundshme, as në Serbi nuk është se janë të kënaqur me këtë version për ndarjen.

Kisha Ortodokse Serbe ka kritikuar planin duke thënë se çdo ndarje do të thoshte humbje për Serbinë, pasi Kosova për ta konsiderohet si vendi i shenjtë i Serbëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat