Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar se është shumë e vështirë të pranohet që simboli ynë i rezistencës, Baca Adem, ka ndërruar jetë.
“Është shumë e vështirë ta pranojmë që simboli ynë i rezistencës, Baca Adem, ka ndërruar jetë. Ishte gjithmonë i pathyeshëm dhe i papërkulur përballë çdo sfide. Baca Adem tërë jetën ia kushtoi Kosovës dhe ne gjithmonë do ta kujtojnë si udhërrëfyes dhe do ta kemi si zë ndërgjegjeje popullore. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!” ka shkruar Thaçi në Facebook.