Daci: Nëse Thaçi bën diçka antikushtetuese në bisedime, mund të shkarkohet

Aktuale

Daci: Nëse Thaçi bën diçka antikushtetuese në bisedime, mund të shkarkohet

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 20:05
Nexhat Daci

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci, i ka quajtur si të pabaza shqetësime se kreu i negociatave me Serbinë, Hashim Thaçi, mund të beje veprime anti-kushtetuese.

Sipas Dacit jo vetëm Thaçi mirëpo secili individ i cili bën ndonjë lëvizje jashtë vijave kushtetuese, ka mekanizma shtetëror që ai individ të mënjanohet nga procesi.

Ai ka venë në pah se LDK-ja mundësoi zgjedhjen e Thaçit president dhe se përmes mekanizmave shtetëror edhe mund ta shkarkojë.

“Po ju them një gjë që nuk po më pëlqen në partinë time ku jam formuar politikisht, në LDK. Unë e di shumë mirë procesin e votimit për zgjedhjen e presidentit. Në raundin e parë ka pasur shumë pak vota dhe indikacionet ishin që nëse vazhdon ashtu nuk do të zgjidhet. Pikërisht është udhëheqja e LDK-së dhe deputetët që në raundin e dytë i kanë dhënë numër të mjaftueshëm të votave që të zgjidhet presidenti”, ka thënë Daci.

“Nëse e kemi pasur atë mundësi ta zgjedhim e kemi të njëjtën mundësi ta shkarkojmë me procedurë të rregullt”.

Daci ka theksuar se presidenti i Kosovës është zgjedhur nga parlamenti dhe pikërisht parlamenti edhe mund ta shkarkojë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat