Maloku: O Hashim kush të dha të drejtë të flasësh për ndryshime të kufijve?

Aktuale

Maloku: O Hashim kush të dha të drejtë të flasësh për ndryshime të kufijve?

Nga: N.Sh Më: 3 gusht 2018 Në ora: 21:05
Hashim Thaçi

Naim Maloku politikan, ish eprorë i UÇK-së dhe ish nënkyetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës ka thënë se presidenti Hashim Thaçi i ka tejkaluar kompetencat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ai thotë se Thaçi e ka tejkaluar Kapitullin I nenet 1,2 dhe 3 të Ksuhtetutës së Kosovës.

“O Hashim!

Lexoje Kushtetuten e Republikes se Kosoves. Nese nuk din me lexu kerko ta lexon ndonje Keshilltar qe din shkrim e lexim.

Ti i ke tejkalu kompetencat dhe je ra, shume keq, ndesh me:

Kapitullin I nenet 1,2 dhe 3 te Kushtetutes se Republikes se Kosoves!

Po kush te dha Ty te drejte te flasish per ndryshim kufijshe?

Nuk je çoban me dele e hajt te them diqka!”, shkruan Maloku në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat