KFOR-i merr nën kontroll Liqenin e Ujmanit

Aktuale

KFOR-i merr nën kontroll Liqenin e Ujmanit

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 08:33
Pamje nga video

Liqeni i Ujmanit që gjendet afër Zubin Potokut që nga mesnata është bllokuar nga pjesëtarë të forcave ushtarake paqeruajtëse të KFOR-it dhe nuk lejojnë askënd që të ofrohet.

Media mëson se forcat e KFOR-it kanë bllokuar mbrëmë këtë pjesë dhe krejt kjo është bërë të përcjell edhe me helikopterë.

Është raportuar se do të ketë trazira në very për shkak se serbët do të tentojnë ta shpallin autonominë më 5 gusht (nesër) ndërsa sot në Beograd është mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Edhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Kosovës është mbledhur dje në Prishtinë ku kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se situata është e qetë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat