Peshkopi Sava Janjiç, i Manastirit të Deçanit, ka bërë një paralajmërim se serbët e veriut do të shpallin autonominë e veriut me 5 gusht, pastaj do të ndërhyn policia e Kosovës.
Për këtë skenar të Janjiçit, kryetari i Partisë Republikanë të Kosovës, Faton Kurti ka hedhur një dilemë, se nda e din paraprakisht se çfarë veprimesh do të ndërmarrë policia e Kosovës, shkruan gazeta “Bota sot”.
“Popi Janjiq, shpjegon skenarin e errët: Me 5 gusht shpallet autonomia e Veriut, pastaj ndërhyn Policia e Kosovës...
Shtrohet pyetja nga e dinë ky paraprakisht se çfarë veprimesh do të ndërmarrë Policia e Kosovës?!”, shkruan Faton Kurti në facebook.