Kështu raportonte gazeta “The Guardian” për Thaçin dhe vrasjet e pasluftës

Aktuale

Kështu raportonte gazeta “The Guardian” për Thaçin dhe vrasjet e pasluftës

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 15:26
Hashim Thaçi

Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” raportonte menjëherë pas luftës për vrasjet që po ndodhin në Kosovë. E ku Shef i Qeverisë së Përkohshme ishte Hashim Thaçi. Për këto vrasje gishti drejtohej tek udhëheqësit politik e ushtarak të luftës: Hashim Thaçi, Xhavit Haliti e Azem Syla. Edhe disa prej vrasjeve që kishin ndodhur edhe më përpara, kjo gazetë i kishte ndërlidhur me emrin e njeriut që tash është President i Republikës së Kosovës. Bujar Bukoshi deklaronte më 2009 se për Hashim Thaçin kurrë kufomat nuk kanë qenë pengesë për karrierën e tij politike.

Gazeta britanike “The Guardian”, në qershor të vitit 1999, kur Kryeministër i Kosovës ishte Hashim Thaçi shkruante se Kosova po bie në duar të anarkisë dhe janë evidentuar raste të përfshirjes së shqiptarëve në rrahje, vrasje dhe rrëmbime.

Vrasjet nga serbët dhe shqiptarët kishin eskaluar  të premten e fundit të qershorit të vitit 1999. “The Guardian” shkruante se atë ditë ishin vrarë 14 veta në Prishtinë dhe kjo ishte konfirmuar nga zyrtarë të NATO’s, që akoma nuk po mund të vinin paqen e plotë pak javë pasi kishin hyrë në Kosovë.

Udhëheqësi i UCK’së, Hashim Thaçi, përmendej se ka intervenuar në momentin e fundit të ndalte një konfrontimin të mundshëm, pasi shqiptarët kishin planifikuar të hynin në një zonë serbe në Mitrovicë.

Kjo gazetë britanike shkruante se Hashim Thaçi, Xhavit Haliti dhe Azem Syla po akuzoheshin për zbatimin e një politike të vrasjeve, arrestimeve dhe spastrimeve gjatë luftës.

Megjithëse  numri i vrasjeve të serbëve ka qenë gjithmonë shumë më i vogël krahasuar me vrasjet sistematike dhe spastrimet etnike që po kryenin forcat serbe, thuhej në shkrimin e Guardian.

Në këtë shkrim përmende hulumtimet e organizatës ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut “Human Rights Whatch”, të cilat tregonin se disa shqiptarë po përdornin dhunë ndaj serbëve, dhe në disa raste, edhe ndaj shqiptarëve e romëve.

Raportet e tyre, të dala nga hulumtimet në Rahovec, Prizren dhe Pejë, detajin përfshirjen e ushtarëve shqiptarë në pesë vrasje, katër rrëmbime, një dhunim dhe 14 deportime, 12 pre të cilave përfshinin abuzime fizike.

The Guardian citonte një raport të publikuar nga New York Time thoshte  se komandantët e UCK’së kanë arrestuar, kanë vrarë brenda radhëve të tyre rivalët potencialë.

Për një “fushatë” pastrimi të terrenit,  në të cilën u vranë më shumë se gjysma e komandantëve të UÇK ‘se, akuzohen Thaçi me dy bashkëpunëtorët e tij, Halitin dhe Sylën. Thaçi, atë kohë, kishte mohuar se ishte përfshirë në këto raste.

“Kur filloi lufta, secilin donte të bëhej shef”, kishte thënë Rifat Haxhiaj, një ish-luftëtar i Ushtrisë Jugosllave që kishte lënë UÇK’në në shtator të 1998’ës e tashmë po jetonte në Gjermani.

“Për udhëheqësit, lufta kurrë nuk ka qenë vetëm kundër Serbisë – ka qenë po ashtu luftë për pushtet”.

Ndërsa përfaqësuesi i Thaçit në Zvicër kishte thënë për NYT se ishin të pavërteta akuzat që po bëheshin kundrejt komandantëve.

“Këto raportime janë të pavërteta. As Thaçi e askush tjetër nga UÇK nuk ishte e përfshirë në këso aktivitete. Qëllimi ynë ka qenë të lirohet Kosova dhe asgjë tjetër”.

Akuzat për vrasje ishin bërë në intervistomë e dhjetëra zyrtarëve të UÇK‘se, dy prej të cilëve kishin thënë se ishin dëshmitarë të vrasjes së dy rivalëve të Thaçit.

Një zyrtar i lartë i Departamentin amerikan të Shtetit dhe një diplomat nga shtetet perëndimore në Ballkan, duke cituar raportet dhe lidhjet që kishin me UÇK ‘ne, pati thënë se janë në dijeni për ekzekutimin e pjesëtarëve të UÇK‘se nën akuzat se kishin bashkëpunuar me Serbinë, por që nuk kishin ndonjë evidencë se këto vrasje kishin të bënin më Hashim Thaçin.

Megjithatë, diplomati i huaj kishte thënë se Thaçi në Ballkan është i njohur për taktikat e pamëshirshme.

“Thaçi ka qenë i përfshirë në frikësimin e zyrtarëve të një partie kundërshtare”,  thoshte për NYT një diplomat por mohonte të ishin vrarë ata.

“Ka pasur largime dhe viktimat kanë treguar se janë rrahur por ne nuk mund t’i dëshmojmë ato”

Thaçi ishte akuzuar nga një grup për dëbim dhe ishte akuzuar se personalisht ai i kishte kërcënuar ata.

“Thaçi ka reputacionin e të ashprit”, kishte thënë diplomati.

“Haliti dhe Syla njihen për temperamentin e tyre. Ky është një mjedis i ashpër dhe frikësimet e vrasjet ndodhin”.

Zyrtarët e kaluar dhe të tashmit akuzohet për vrasjet e kryera në një bashkëpunim të afërt me qeverinë e Shqipërisë, që zakonisht kishte vënë agjentë të shërbimin sekret në dispozicion të komandantëve.

Gazeta e lidhë një incident të qershorit të vitit 1997 me UÇK’në, kur shumica e lëvizjes ushtarake shihej si kërcënuese. Një raportues shqiptar nga Kosova, që ishte i lidhur me UCK’në, u gjet i vrarë në apartamentin e tij në Tiranë. Fytyra e tij ishte therur disa herë dhe ishte goditur me një shishe të thyer.

Ali Uka ishte përkrahës i UCK’së, por i pavarur aq sa ta kritikonte atë. Gjatë kohës së vdekjes ai kishte ndarë me Thaçin.

Thaçi ndjelltë frikë dhe respekt në vendin e tij në Drenicë, ku ai organizonte njësitet e UCK’së kundër policisë serbe.

Në ditët e para të rebelimit, në mars të ’98-ës, Thaçi lëvizi nga shtëpia e tij në Brojë, me një veturë të vogël dhe disa truprojë, i veshur me një uniforme të kamufluar.

Gazeta raporton për akuzat e vazhdueshme ndaj tij që nga atëherë se kishte kryer ekzekutime të shqiptarëve nga Kosova, të cilët i etiketonte si tradhtarë ose bashkëpunëtorë të Serbisë, po asnjë dëshmitarë nuk gjendej.

Thaçi ishte përfshirë, bashkë me Halitin, në kontrabandimin e armëve nga Zvicra, disa vjet parë kryengritjes së vitit ’98, thanin komandantët e dikurshëm të UÇK’së.

Kur filloi kryengritja, parat dhe ndihmat vullnetarë të dërguara në Shqipëri nga 700 mijë kosovarët që jetonin në Evropë, Thaçi dhe Haliti akuzoheshin për dhjetar milionë dollarë.

Kontrabandimi i armëve ishte kryer me anë të një operacioni aq të madh sa ishin parë kamionët mbushur, që ishin vlerë nga zyrtarë shqiptarë të nisur për në kampet e UCK’së që ndodheshin në kufi.

Në fund të luftës, ish-komandantë të UCK’së pohonin se UCK kishte paguar zyrtarët shtetërorë të Shqipërisë me 50 milionë për armatim dhe municion.

Në Prill të vitit 1998, komandanti i UCK’së që transportonte armë, Ilir Konushevci, ishte vrarë në dalje të Tropojës.

Pak ditë më parë, në një mbledhje me komandantët e lartë të UCK’së,  kishte akuzuar Xhavit Halitin për keqpërdorim të fondeve. Këtë e kishin thënë komandantët që kishin qenë prezentë në takim.

Vrasjet e komandantëve të tjerë dhe rivalëve politikë të Thaçit i atribuohen një lufte për të eliminuar sfiduesit potencialë.

“Kufomat kurrë nuk kishin qenë një pengesë për karrierën e Thaçit”, thoshte Bujar Bukoshi, kryeministër në ekzil në qeverisjen e Ibrahim Rugovës.

Raportet e Inteligjencës citoheshin edhe për një tentim vrasje që kishte rezultuar e pasuksesshme ndaj Bujar Bukoshit në maj. “Thaçi ka vetëm një qëllim, ta promovojë vetën e tij, të jetë numër një”, ka thënë Bukoshi.

Peter Beaumont – The Guardian

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat