FSK në Suharekë për ndihmë pas vërshimeve

Aktuale

FSK në Suharekë për ndihmë pas vërshimeve

Nga: D.RR Më: 16 gusht 2018 Në ora: 19:23
FSK

Pas reshjeve të shiut mbrëmë, në Suharekë kanë shkaktuar dëme të shumta materiale, e për këtë, FSK-ja gjendet atje për t'u ofruar ndihmë familjeve atje.

"Në mbështetje të Komunës dhe qytetarëve të Suharekës, pjesëtarët e FSK-së ofrojnë shërbimin profesional pas vërshimeve të mbrëmshme", ka bërë të ditur, zv/ministri i FSK-së, Burim Ramadani

Postimi i plotë:

FSK në mbështetje profesionale për Suharekën pas vërshimeve

Vizitova Suharekën pas vërshimeve të mbrëmshme, që kanë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Në mbështetje të Komunës dhe qytetarëve të Suharekës, pjesëtarët e FSK-së ofrojnë shërbimin profesional pas vërshimeve të mbrëmshme.

Kemi pranuar kërkesën kërkesën e Kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj, dhe me vendim të Kryeministrit Haradinaj, institucionet qendrore kanë reaguar në formë të koordinuar.

Në Suharekë erdhi edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat