Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, me rastin e Kurban-Bajramit, uron që kjo festë të sjellë lumturi në familje dhe të jetë motiv për forcimin e besimit, pasi kjo është ditë e mirësisë, mirëkuptimit dhe paqes.
“Uroj që përherë të mbretërojnë gëzimi, paqja dhe harmonia në mesin tonë. Kosova dhe qytetarët e saj krenohen me tolerancën ndërfetare dhe gatishmërinë për solidaritet dhe zemërgjerësi. Urime festa e Kurban Bajramit, mëshira dhe begatia qofshin me ju dhe familjet tuaja”, thuhet në urim.