MPJ: Vuçiq ka marrë leje për të hyrë në Kosovë

Aktuale

MPJ: Vuçiq ka marrë leje për të hyrë në Kosovë

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 15:54
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq pritet që më 9 shtator të vizitojë Kosovën.

Kjo vizitë, pritet të ndodhë dy ditë pas takimit në Bruksel me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në kuadër të fillimit të fazës finale të dialogut me Serbinë.

E për këtë vizitë, ai ka kërkuar leje nga autoritetet e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar sot edhe këshilltari i ministrit të Jashtëm Pacolli, Jetlir Zyberaj.

“Po, Vuçiq ka kërkuar leje edhe është aprovuar”, ka thënë shkurt Zyberaj.

Nga përfaqësues të Listës Serbe më heret ishte thënë se Vuçiq do të vijë në Kosovë për shprehur qëndrimet e tij në lidhje marrëveshjen përfundimtare.

Ndërkaq, nga mediat atje ishte përmendur se Vuçiq gjatë kësaj vizite do të bëjë publik edhe planin e tij për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat