Delegacioni i Alternativës në Bujanovc: Lugina e Preshevës të trajtohet si tërësi, e jo në mënyrë parciale - Bota Sot
Delegacioni i Alternativës në Bujanovc: Lugina e Preshevës të trajtohet si tërësi, e jo në mënyrë parciale

Aktuale

E hënë, 24 shtator 2018

Delegacioni i Alternativës në Bujanovc: Lugina e Preshevës të trajtohet si tërësi, e jo në mënyrë parciale

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 14:30
Ilir Deda, Mimoza Kusari-Lila dhe Alfred Haliti po qëndrojnë për vizitë në Bujanovc

Një delegacion nga Alternativa në përbërje të Ilir Dedës, Mimoza Kusari-Lilës dhe Alfred Halitit po qëndrojnë për vizitë në Bujanovc.

Gjatë kësaj vizite delegacioni i Alternativës është takuar me kryetarin e Bujanovcit, Shaip Kamberin, nënkryetaren e Partisë së Veprimit Demokratik, Ardita Sinani dhe deputetin e Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani.

“U zotuam që do ta shtyjmë përpara parimin e reciprocitetit dhe që në kuadër të këtij parimi çështja e komunave Bujanovc, Medvegjë dhe Preshevë të jetë pjesë integrale e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u dakorduam që të intensifikojmë komunikimin mes nesh”, ka shkruar Deda në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot, si delegacion i Alternativës, me Mimoza Kusari dhe Alfred Halili qëndruam në Bujanovc. Në takim shumë miqësor me z. Shaip Kamberi, Kryetar i Bujanovcit, znj. Ardita Sinani, nënkryetare e Partisë së Veprimit Demokratik, dhe z. Fatmir Hasani deputet në Kuvendin e Serbisë – përkrahëm qëndrimin që Lugina e Preshevës të trajtohet si tërësi, dhe jo në mënyrë parciale.
U zotuam që do ta shtyejmë përpara parimin e reciprocitetit dhe që në kuadër të këtij parimi çështja e komunave Bujanovc, Medvegjë dhe Preshevë të jetë pjesë integrale e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u dakorduam që të intensifikojmë komunikimin mes nesh.
Gjithashtu, u takuam edhe me z. Adnan Salihu, Kryetar i Kuvendit Komunal nga Lëvizja e Progresit Demokratik, ku biseduam dhe u pajtuam për situatën aktuale.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test