Kurti ia bën të qartë Francës: Thaçi s’ka as autorizim, as platformë për negociata me Serbinë - Bota Sot
Kurti ia bën të qartë Francës: Thaçi s’ka as autorizim, as platformë për negociata me Serbinë

Aktuale

E enjte, 20 shtator 2018

Kurti ia bën të qartë Francës: Thaçi s’ka as autorizim, as platformë për negociata me Serbinë

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 15:21
Takimi Kurti-Chabert

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Grupit Parlamentar, Glauk Konjufcën dhe koordinatoren e Sekretariatit për Marrëdhënie me Jashtë, Nora Fetoshi, pritën sot ambasadorin e Francës, Didier Chabert, zëvëndsen e misionit, Carole Blestel-Feffer, zyrtarin për çështje politike Timothée Barbier dhe zyrtaren Fikrije Pllashniku.

Sipas njoftimit për media të LVV-së, në këtë takim u diskutua për situatën politike në vend, duke u ndalur në veçanti te dialogu Kosovë – Serbi. Njoftimi bën të ditur se kryetari Kurti e njoftoi ambasadorin Chabert për qëndrimin e Lëvizjes karshi dialogut, duke thënë se një president që negocion pa platformë e pa mandat është i vetëm dhe nuk ka mbështetje për lojën e tij të rrezikshme. Për t’i përfshirë të tjerët në aventurën e tij, presidenti Thaçi njëherë u mundua ta përdor si karrem ulësen për Kosovën në OKB, kurse tash po përpiqet që përsëri si karrem ta përdor rajonin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Më tej Kurti theksoi se njohja e pavarësisë së Kosovës, reciprociteti i të drejtave në të dy vendet dhe ballafaqimi me të kaluarën është formula, e cila siguron paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme. Ne duhet të flasim dhe të punojmë për të drejtat e qytetarëve serbë në Republikë, e jo për pazare të presidentëve autoritarë me territore. Për marrëdhënie të mira fqinjësore Serbia duhet të ndryshojë shumë. Fjalimi i Vuçiqit në Mitrovicë e dëshmon pikërisht të kundërtën.

Ambasadori Chabert nënvizoi përkushtimin e Francës për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor në problemet e tyre të ndërsjella në rrugën evropiane, e veçanërisht Kosovën, duke u interesuar sidomos për reformën në sistemin e drejtësisë.

Palët u pajtuan për kontakte të shpeshta e takime të vazhdueshme.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test