Kërkohet eliminimi i Vuçiqit para se të bëjë atë që e bëri kasapi i Ballkanit, Millosheviq! - Bota Sot
Kërkohet eliminimi i Vuçiqit para se të bëjë atë që e bëri kasapi i Ballkanit, Millosheviq!

Aktuale

E shtunë, 22 shtator 2018

Kërkohet eliminimi i Vuçiqit para se të bëjë atë që e bëri kasapi i Ballkanit, Millosheviq!

Nga: N.Sh Më: 12 shtator 2018 Në ora: 16:12
Vuçiqi dhe Millosheviqi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq gjatë vizitës së tij dy ditore në Kosovë, e lartësoi figurën e kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq.

Kështu thotë kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti.

Ai potencon se, me deklaratat e tij, Vuçiqi nxiti luftë duke avancuar idenë e Serbisë së madhe si dhe duke e glorifikuar kasapin Millosheviq, ndërsa nuk u kujtua të kërkoj ndjesë për 17 mijë civilët e vrarë dhe mijëra gra të dhunuara, shkruan gazeta “Bota sot”.

Kurti kërkon që ai të eliminohet nka skena politike para se të shkaktojë dëme sikurse Millosheviqi.

Lexojeni shkrimin e plotë të Faton Kurtit:

VUÇIÇI GJATË VIZITËS SË TIJ NË KOSOVË LARTËSOI "KASAPIN E BALLKANIT"! MILLOSHEVIÇIN me deklarata të cilat ngjallin kujtimet e masakrave masive ndaj Shqiptarëve, Boshnjakëve dhe Kroatëve. Ai jo vetëm nxiti luftë duke avancuar idenë e Serbisë së madhe por teksa glorifikonte kasapin Millosheviç për asnjë çast nuk u kujtua të kërkojë ndjesë për 17 mijë civilë shqiptarë të vrarë, mijëra gra të dhunuara, mijëra shqiptarë të zhdukur në varret masive që as sot një forcë djallëzore nuk lejon që të dalin në dritë.

Kjo tregon se ky politikan radikal nuk ka mësuar asgjë nga e kaluara dhe duhet urgjentisht të eliminohet nga skena politike para se të shkaktojë dëme sikurse edhe mentori i tij Millosheviç më parë dhe jo vetëm Kosovës por gjithë rajonit.

Republikanët e Kosovës, REK kërkojnë veprime urgjente për parandalimin e një presidenti radikal serb siç është Vuçiç në Ballkan, i cili është në proçes ta bëjë të njëjtën gjë sikurse "kasapi i Ballkanit, Millosheviç"! Si masë parandaluese duhet urgjentisht që:

- Vuçiçit dhe Gjuriçit (i ashtuquajturi ministër për Kosovën) ti ndalohet përgjithmonë hyrja në Kosovë dhe në Shqipëri.

- Të ndërpritet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë derisa dikush tjetër të vijë në qeveri të Serbisë dhe Kosovës.

- Kërkojmë nga SHBA-ja dhe BE- ja që ta izolojnë politikisht këtë radikal i cili sërish po provokon luftën në Ballkan.

- Serbisë duhet ti ndërpritet procesi për hyrje në BE derisa të zgjidhet një president demokratik në Serbi dhe Serbia të njohë genocidin etnik kryer ndaj shqiptarëve.

Nëse SHBA-ja dhe BE- ja nuk vepron sipas këtyre pikave të lartëpërmendura do bëhet vonë sepse ky radikal do të shkaktojë një luftë të re në Ballkan që do të ishte me përmasa shumë më të mëdha se në të kaluarën.

JA PËRSE DUHET NDALUAR HYRJA PËRGJITHMONË E VUÇIÇIT, GJURIÇIT DHE VULINIT NË KOSOVË.

(Këto janë skenat e ekzekutimit të shqiptarëve të pafajshëm dhe të pa armatosur nga dora kriminelëve serb)!

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test