Drejtori ekzekutiv të KDI’së Ismet Kryeziu e ka quajtur shumë të besueshëm sondazhin të cilin e ka publikuar sot KDI.
Sondazhi i cili e nxjerr LDK’në parti të parë është realizuar në periudhën 25 gusht – 5 shtator.
Kryeziu si mysafir më Pressing ka treguar se sondazhi përfshinë të gjitha partitë politike.
PDK në këtë sondazh ka dalë parti e dytë derisa VV e treta.
Sipas Kryeziut, partia e udhëhequr nga Albin Kurti ka ruajtur pozitën stabile pavarësisht ndarjes që pësoi kjo parti.