Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka pranuar se në listat e veteranëve bëjnë pjesë njerëz që s’kanë luftuar kurrë.
Ai është shprehur i pakënaqur me punën e Komisionit për verifikimin e statusit të veteranit.
“Anëtarët e komisionit shumë rrallë kanë mbajtur mbledhje”, është shprehur ai në “Pressing”.
Klinaku ka thënë se OVL e UÇK’së gjithmonë ka dashur verifikim të saktë të veteranëve.
“Kemi bashkëpunuar me prokurorin Elez Blakaj, duke menduar se do t’i shkojë verifikimit si duhet”, ka thënë ai.
“I kemi dhënë CD, me lista të mëhershme, ani pse s’kanë qenë të sakta”, ka treguar ai. “I kemi marrë në fund të luftës nga disa njësi, s’kanë qenë të kompletuara”, ka sqaruar Klinaku.