Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka treguar se cilët janë aktualisht katër personat më të rëndësishëm në partinë e tij.
Konjufca ka thënë në emisionin “Pressing” ka treguar se ai është njeriu të cilin kreu i partisë, Albin Kurti, e takon më së shpeshti.
Ai ka vlerësuar se kjo është më se normale, për shkak të pozitës që ka në parti, si udhëheqës i deputetëve të VV’së në Kuvendin e Kosovës.
Konjufca ka thënë se janë katër persona që zhvillojnë takimet më të shpeshta brenda VV’së.
“Unë, Albini (Kurti), Vlora (Haxhimehmedi), dhe Besnik Bislimi”, ka treguar ai.