Maja e Hajlës 

Alpinizem

Maja e Hajlës 

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 19:56
Maja e Hajlës 

Pas një dite fenomenale në Majën e Vracës së Madhe, këtë të diel duke filluar në orën 07:00 të mëngjesit

“Hikingnjeri” organizon ecje në bjeshkë të Rugovës, përkatësisht në bjeshkën dramatike të majës së Hajlës 2403 metra që gjendet midis Kosovës dhe Malit të Zi.

“Do ta vizitojmë edhe bjeshkën e Koshutanit me pamje përrallore pasi ecjen do ta fillojmë nga kjo bjeshkë.

Pamjet e majeve të Rugovës nga këtu janë mbresëlënëse!

Vështirësia e ngjitjes është mesatare ndërsa ecja komplete prej fillimit deri në maje dhe prapa është 12 km.

Kjo ngjitje është e përshtatshme edhe për fillestarë”, njofton “Kosova Hiking Trips”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat