Të veshur si babagjyshë dhe elfë, policia arreston trafikantin e drogës

Amerika

Të veshur si babagjyshë dhe elfë, policia arreston trafikantin e drogës

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 14:25
Peru

Një skuadër policie antinarkotike në Peru kanë realizuar një aksion ku efektivët e policisë ishin veshur si babagjyshë dhe elfë.

Gjatë këtij aksioni në prangat e policisë u vendos një trafikant droge. Sipas njoftimit të bërë nga zëdhënësi i policisë thuhej se burri ishte akuzuar se shiste drogë jashtë shtëpisë së tij, afër një shkolle.

Oficerët e veshur me jelekë antiplumb poshtë kostumeve të tyre, arritën në vendngjarje me një furgon, të maskuar, dhe më pas hynë në shtëpi, ku zbuluan një çantë që mbante drogë, maska dhe një armë.

Policia peruane ka kryer edhe më parë aksione me një maskim të tillë, në këtë periudhë kohe dhe thotë se metoda është një taktikë efikase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat