Katër skiatorë vdesin nga orteku në Utah

Amerika

Katër skiatorë vdesin nga orteku në Utah

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 08:46
Foto ilustruese

Një ortek bore ka lënë të vdekur katër skiatorë dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime në një zonë turistike në Utah.

Autoritetet e policisë kanë thënë se ky është një ndër ortekët më vdekjeprurës në vend.

Të mbijetuarit ishin të aftë të gërmojnë në borë për të dalë, ndërsa nuk dihet për gjendjen e tyre pas ngjarjes. Ata ishin në gjendje të nxjerrin edhe katër të tjerët nga bora, por të vdekur.

Qendra e Skijimit në Utah tha se viktimat ishin skiatorë me eksperiencë të njohur për komunitetin. Nga Qendra kishin lëshuar një paralajmërim para se orteku të ndodhte dhe bëri thirrje për kujdes sepse kishte rrezik të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat