Në Detroit kapet një peshk i rëndë 108 kilogramë, mendohet se është i vjetër afro 100 vjet

Amerika

Në Detroit kapet një peshk i rëndë 108 kilogramë, mendohet se është i vjetër afro 100 vjet

Më: 2 maj 2021 Në ora: 14:09
Detroit

Në lumin Detroit në SHBA peshkatarët kanë kapur një peshk të rëndë 108.8 kilogramë, që mendohet se është i vjetër më tepër se 100 vjet, raporton “US Fish and Wildlife Service”, transmeton AP.

Peshku ishte i gjatë afro 2.1 metra, dhe i llojit bli, ndërsa janë bërë foto të tij dhe janë shpërndarë me dhjetëramijëra herë në rrjetet sociale.

“Besohet se ka qenë në ujërat tanë për më tepër se 100 vjet. Është liruar shpejt sërish në lum”, është njoftuar nga autoritetet amerikane.

Peshku ishte kapur më 22 prill në afërsi të Grosse Ile në jug të Detroitit, dhe u desh afro gjashtë minuta për të ngjitur peshkun në varkë me ndihmën e rrjetës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat