Dhjetëra të vdekur në Kanada si pasojë e valës së papritur të nxehtësisë

Amerika

Dhjetëra të vdekur në Kanada si pasojë e valës së papritur të nxehtësisë

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 08:36
Kanada

Dhjetëra njerëz kanë vdekur në Kanada mes një vale të papritur të nxehtësisë që ka ‘thyer’ të dhënat mbi temperaturën.

Sipas BBC, policia në zonën e Vancouver iu është përgjigjur më shumë se 130 vdekjeve të papritura që nga dita e premte.

Shumica prej tyre ishin të moshuar ose kishin sëmundje ekzistuese.

Ata thanë se nxehtësia ishte një faktor kontribues në shumë raste.

Të martën, Kanadaja regjistroi temperaturën e saj më të lartë ndonjëherë për të tretën ditë radhazi, 49.5 gradë Celsius në Lytton, British Columbia.

Para kësaj jave, temperaturat në vend nuk kishin kaluar kurrë numrin prej 45 gradë Celsius. Vala e nxehtësisë është për shkak të një kupole të presionit të lartë që fluturon mbi SHBA-në veri-perëndimore dhe në Kanada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat