9 të vdekur nga apokalipsi në New York, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Amerika

9 të vdekur nga apokalipsi në New York, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blasio shpalli sot gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të, siç tha ai, "një ngjarje meteorologjike historike".

Qyteti u godit nga shira të mëdha rekord dhe përmbytje. Ndërkohë, numri i të vdekurve u rrit në nëntë.

Shi, përmbytje dhe një gjendje e rrezikshme në rrugë sollën mbetjet e stuhisë tropikale Ida.

Pothuajse të gjitha linjat e metrosë në Nju Jork u pezulluan të mërkurën vonë me kohën lokale, raporton Reuters.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar të paktën pesë paralajmërime për përmbytje, nga Filadelfia në veri të New Jersey.

Më parë, guvernatori i New Jersey, Phil Murphy, shpalli një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të Ida, dhe një vdekje u raportua në këtë shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat