Ngjarje tragjike/ Binjakët gjenden të vdekur brenda makinës

Amerika

Ngjarje tragjike/ Binjakët gjenden të vdekur brenda makinës

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 22:26
SHBA

Dy djem binjakë janë gjetur të vdekur brenda një makine pranë një çerdheje.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në kontenë e Richland në Karolinën e Jugut, SHBA.

Oficerët kanë vrapuar menjëherë për në vendngjarje pasi kanë marrë raportime se dy foshnje ishin pa ndjenja brenda mjetit.

Të vegjlit u shpallën të vdekur nga infermierët e urgjencës. Pas njoftimit të tragjedisë, jashtë shiritit rrethues të policisë, janë dëgjuar të qara dhe ulërima.

Nuk dihet nëse çerdhja është e përfshirë në të dhe as mosha ekzakte e fëmijëve.

Policia po heton ende për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat