Reagon Sekretari amerikan pas sanksioneve të ShBA-së ndaj Milorad Dodikut

Amerika

Reagon Sekretari amerikan pas sanksioneve të ShBA-së ndaj Milorad Dodikut

Më: 5 janar 2022 Në ora: 17:25
Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar pas vendosjes se sanksioneve të reja amerikane ndaj Milorad Dodikut, Milan Tegeltijas dhe Mirsad Kukic.

Blinken përmes Twitterit ka shkruar se Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Thesarit publikisht kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të Bosnje e Hercegovinës.

“Departamenti amerikan i Shtetit dhe Thesari Amerikan publikisht kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të Bosnje e Hercegovinës për korrupsion dhe sjellje destabilizuese.

ShBA-ja mbetet e përkushtuar në angazhimin për një të ardhme më të ndritur për qytetarët e Bosnje e Hercegovinës”, ka shkruar Blinken

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat