​Dy të vrarë e pesë të plagosur nga të shtënat në Virxhinia

Amerika

​Dy të vrarë e pesë të plagosur nga të shtënat në Virxhinia

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 22:07
Foto ilustrim

Dy persona u vranë dhe pesë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në Norfolk, Virxhinia, njoftoi sot policia amerikane.

Oficerët e policisë dolën në terren pas një raportimi për të shtëna rreth mesnatës sipas kohës lokale. Kur mbërritën, gjetën katër gra dhe tre burra me plagë plumbash.

Një 25-vjeçare dhe një vajzë 19-vjeçare u nënshtruan plagëve të marra më vonë në spital, tha policia.

Disa studentë në Universitetin Shtetëror Norfolk ishin viktima të të shtënave në një vend jashtë kampusit, njoftoi universiteti në Facebook.

“Sipas indikacioneve fillestare, studentët tanë kanë qenë kalimtarë të pafajshëm të të shtënave në një festë në shtëpi”, shkruan universiteti në postim.

Ai shtoi se policia ka siguruar kampusin dhe nuk ka asnjë rrezik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat