Sondazhi: 1 në 5 amerikanë ka humbur një anëtar të familjes nga sulmet me armë zjarri

Amerika

Sondazhi: 1 në 5 amerikanë ka humbur një anëtar të familjes nga sulmet me armë zjarri

Më: 11 prill 2023 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Një në pesë amerikanë të anketuar kohët e fundit tha se një anëtar i familjes ishte vrarë nga një armë, duke përfshirë edhe vetëvrasje, sipas rezultateve të publikuara sot. Një përqindje e ngjashme shprehet se ata janë kërcënuar nga një person i armatosur në të kaluarën.

Shtetet e Bashkuara po paguajnë rëndë përhapjen e armëve të zjarrit, mbi të gjitha lehtësinë me të cilën çdokush mund të ketë akses në to.Sondazhi u krye nga Organizata Joqeveritare Kaiser Family Foundation (KFF ) në një kampion përfaqësues prej 1271 amerikanësh mbi moshën 18 vjeç.

Dhuna me armë po rrënon SHBA-në, gjithnjë e më shumë amerikanë po përballen me incidente të tilla.

Të hënën, guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, tha në një konferencë për shtyp se një nga viktimat e masakrës së bankës në Louisville ishte një “mik i ngushtë” i tij.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka shprehur vazhdimisht gatishmërinë e tij për të marrë masa të rrepta për të kufizuar zotërimin e armëve, por ai po përballet me hezitimin e shumicës në Kongres. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat