Bideni pritet të shpallë ofertën për mandatin e dytë javën e ardhshme

Amerika

Bideni pritet të shpallë ofertën për mandatin e dytë javën e ardhshme

Nga: Beqir Sina, Nju Jork Më: 21 prill 2023 Në ora: 08:40
Presidenti Joe Biden

Planet janë në “lëvizje” e sipër që presidenti Joe Biden të shpallë zyrtarisht ofertën e tij për një mandat të dytë javën e ardhshme, tha CNN.

Dhe, gjasat janë që ai ta shpalli me anê të një video të stilit të fushatës, që do të publikohet për t'iu përgjigjur përfundimisht pyetjes nëse ai do të kandidojë përsëri. Kjo mënyrë thonë ekspertët e kêtyre zgjedhjeve ështê për të ndezur një përpjekje të tij “agresive” për mbledhjen e fondeve, për të ndihmuar demokratët të mbajnë Shtëpinë e Bardhë.

Simbas medies amerikane thuhet se një grup i vogël i këshilltarëve dhe stafitvtë ngushtë të Biden janë ata që po përgatiten për një njoftim video të martën që do të përkonte me përvjetorin e shpalljes së fushatës së Biden në 2019.

Këshilltarët brenda dhe jashtë Shtëpisë së Bardhë, paralajmërojnë se koha për shpalljen e ri-kandidimit edhe mund të ndryshojë, ngase zyrtar të lart në kushte anonime kanë thëne se “ende, mund të jemi në pritje të ngjarjeve të paparashikuara” . Megjithatë burime të sigurta thonê se është marrë një vendim që "nuk është më e dobishme apo e nevojshme të mos thuash thjesht të dukshmen: Ai po kandidon", tha një zyrtar i lartë demokrat për CNN. 

Bideni, shikohet në mesin e demokratve si sentimental, ashtu edhe i dashur për një mandat tjetër. Ai e ka nënshkruar një plan për të zyrtarizuar synimet e tij sa më shpejt të martën, katër vjet pasi ai doli në shërbimin publik për të nisur fushatën e tij në 2019.

Rëndësia e lidhjes me përvjetorin e kësaj shpallje është dhe fakti që ai do të vinte vetëm disa ditë përpara mbledhjes së parë të madhe të donatorëve të premten e ardhshme për të bërë mundësinë gjithnjë e më të mundshme, tha një nga njerëzit e Shtëpisë së Bardh, pa e permendur emrin e tij.

Po ashtu shkruajn mediet amerikane sot Bideni “pkani” për të kandiduar për rizgjedhje ka qenë një realitet i hapur, nëse jo i shpallur zyrtarisht, brenda atyre që e përkrahin prej muajsh, brenda demokratve.

Deklarata e tij zyrtare, e cila do t'i japë fund çdo spekulimi të zgjatur rreth qëllimeve të tij, është se ai dotë nis një betejë për të bindur votuesit amerikan për arritjet e tij dhe aftësinë e tij për të vazhduar shërbimin deri në të tetëdhjetat e tij.

Biden tha javën e kaluar se ai kishte përfunduar "llogaritjen" e tij në familje dhe rrethin e ngusht në lidhje me shpalljen e një oferte për rizgjedhje dhe se me këtë rast ai do të shpallte synimet e tij.

"Unë e kam bërë tashmë atë llogaritje. Ne do ta shpallim atë relativisht shpejt," tha Biden ndërsa largohej nga Irlanda. Ai sapo kishte përfunduar një tubim të stilit të fushatës, një nga më të mëdhenjtë e karrierës së tij.

"Udhëtimi këtu thjesht përforcoi ndjenjën time të optimizmit për atë që mund të bëhet," u tha presidenti gazetarëve.

"Unë ju thashë se plani im është të kandidoj përsëri," tha ai.

Ndihmësit e Biden kanë vendosur në heshtje një infrastrukturë për një fushatë rizgjedhjeje për muaj të tërë. Përpjekja është udhëhequr në Shtëpinë e Bardhë nga zëvendës shefi i stafit Jen O'Malley Dillon dhe këshilltarja e lartë Anita Dunn.

Selia e fushatës së Biden do të jetë e vendosur në Wilmington, Delaware, një vendim që presidenti e nënshkroi personalisht këtë muaj, thanë ndihmësit, si një shenjë e krenarisë në qytetin e tij dhe vendin ku ai kalon shumicën e fundjavave të tij.

Në shqyrtim ishte edhe Filadelfia, ku u bazua fushata e tij 2020 derisa pandemia e koronavirusit e ktheu atë në një zyrë virtuale. Por Wilmington do të jetë të paktën baza nominale e përpjekjes së tij për rizgjedhje, me një ekran të ndarë në Shtëpinë e Bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat