Mot jashtëzakonisht i nxehtë në Meksikë, vetëm në qershor vdiqën më shumë se 110 persona

Amerika

Mot jashtëzakonisht i nxehtë në Meksikë, vetëm në qershor vdiqën më shumë se 110 persona

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 09:40
Meksikë

Më shumë se 100 njerëz vdiqën në Meksikë në qershor për shkak të temperaturave të larta, sipas qeverisë të vendit, duke nënvizuar rrezikun e valëve të njëpasnjëshme të të nxehtit që goditën vendin e Amerikës Qendrore.

Në periudhën ndërmjet 12 dhe 25 qershorit, autoritetet meksikane regjistruan mbi një mijë raste të goditjes nga nxehtësia, duke rezultuar në vdekjen e 104 personave, sipas të dhënave të shpallura nga Ministria e Shëndetësisë, gjithsej 112 në muaj.

Shkaku kryesor i vdekjeve në valën e të nxehtit në Meksikë ishte goditja e nxehtësisë dhe dehidrimi.

Meksika regjistroi një temperaturë rekord prej 49 gradë Celsius këtë javë në shtetin veriperëndimor të Sonora, ndërsa temperatura mesatare e verës në vend është midis 30 dhe 45 gradë Celsius.

Autoritetet paralajmërojnë se një valë e re e të nxehtit po vjen duke filluar nga 1 korriku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat