Dhjetëra të vdekur dhe shumë shkatërrim – pamje nga droni që tregojnë “apokalipsin” e shkaktuar nga zjarret në Hawaii

Amerika

Dhjetëra të vdekur dhe shumë shkatërrim – pamje nga droni që tregojnë “apokalipsin” e shkaktuar nga zjarret në Hawaii

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 11:23
Hawaii

Disa pamje të publikuara, të cilat janë marrë nga një dron thuhet se tregojnë shkatërrimin e shkaktuar nga zjarret që përfshinë qytetin historik të Lahaina, në ishullin Maui, Hawaii.

Sipas mediave të huaja, dhjetëra njerëz në ishull kanë vdekur nga zjarret, ndërsa shumë ndërtesa dhe automjete janë shkatërruar gjithashtu.

Bëhet fjalë për një qyteti bregdetar që tërheq rreth dy milionë turistë në vit.

Të paktën 89 persona kanë vdekur në zjarret në ishullin Maui të Hawait, duke e bërë incidentin më vdekjeprurës të ndodhur në SHBA që nga viti 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat