Derisa ikte nga policia në Atlanta shtypi kalimtarët e rastit me veturë – publikohen pamjet rrëqethëse

Amerika

Derisa ikte nga policia në Atlanta shtypi kalimtarët e rastit me veturë – publikohen pamjet rrëqethëse

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 10:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ky është momenti kur një veturë shtyp këmbësorët e shumtë derisa po tentonte të ikte nga policia që i ishin vënë pas në rrugët e Atlantas.

Shoferi i një Ford150, emri i të cilit nuk është zbuluar, po tentonte të kthehet në një rrugë shumë të frekuentuar kur policia filloi ta ndjekë  – duke bërë që ai të kaplohet nga paniku dhe të bëjë vozitje të rrezikshme.

Në videon amatore shihet sesi shoferi kishte humbur në një moment kontrollin mbi timonin dhe shtyp disa këmbësorët që ishin në rrugë – derisa prapa po vinte me shpejtësi policia që i ishin vënë pas.

Megjithatë, policia arrin ta godet veturën e të dyshuarit dhe menjëherë e ndalë. Ata dalin me shpejtësi dhe ia drejtojnë revolen – duke i kërkuar të dalë jashtë me duart e ngritura lart.

Nuk dihet nuk i saktë i të lënduarve, ndërsa pamjet e publikuara në rrjetet sociale kanë marrë mbi 4 milionë shikime, kurse dëshmitarët e rastit kanë lavdëruar policinë për profesionalizmin e treguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat